Shtetasi turk kërkoi ndihmën mjekësore në Fushë-Kosovë, ekipi e gjeti të vdekur
Një shtetas i Turqisë është gjetur i vdekur gjatë pasdites të së martës në Fushë-Kosovë.
Policia ka njoftuar të mërkurën se viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë, por pas daljes së ekipit mjekësor në vendin e ngjarjes është konstatuar vdekja e tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.