Shtetasit e Ukrainës në Maqedoni mund të hynë pa PCR test negativ

Qeveria në mbledhjen e sotme mori vendim ku u lehtësohet hyrja e shtetasve të Ukrainës në Maqedoninë e Veriut për shkak të luftës në Ukrainë.

“Ukrainezëve u mundësohet hyrja, përkatësisht nuk duhet të japin test PCR negativ në vendkalimet kufitare”, tha zëdhënësi i qeverisë, Dushko Arsovski.

Po ashtu shtetasve të Ukrainës që kanë vendbanim në Maqedoni do t’u mundësohet vazhdimi i qëndrimit.

Arsovski shtoi se për momentin po bëhen analiza të kapaciteteve akomoduese që do të ofrohen dhe do të ketë ndihmë për Ukrainën në shëndetësi, posaçërisht në dhurim të gjakut.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme