Shtetësi dhe pasaportë të Shqipërisë për të gjithë shqiptarët kudo që janë, ja vendimi i Qeverisë

Qeveria shqiptare në mbledhjen e fundit ka miratuar projekt –ligjin e ri “Për Shtetësinë”. Në projektligjin që do i dorëzohet Parlamentit ka disa ndryshime thelbësore, siç është Neni 6 ku parashikohet “Fitimi i shtetësisë me origjinë”. Me këtë mundësohet që shqiptarët që jetojnë jashtë territorit të shtetit shqiptar, si në vendet fqinje dhe në diasporë të pajisen me shtetësinë shqiptare, përcjellë INA.>

Ja siç thuhet në ligj:

Shtetësia shqiptare fitohet nga i huaji, të paralindurit e të cilit kanë origjinën shqiptare, me kusht që të provohet lidhja familjare në vijë të drejtë, deri në tri shkallë, e kërkuesit me të paralindurin. Dokumentacioni i nevojshëm që provon origjinën shqiptare të kërkuesit përcaktohet me udhëzim të ministrit.

Një tjetër ndërhyrje e rëndësishme është edhe dhënia e shtetësisë shqiptare për këdo që lind brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Ky parim respektohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa në disa shtete të Evropës janë disa kritere shtesë që duhet të plotësohen.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme