Shtetësia, ASK-ja s’ka përgjigje për shkeljen e Ligjit

Gazetar: Mefail Ismaili

– Advertisements –

Agjencia për Siguri Kombëtare e drejtuar nga Viktor Dimovski pa përgjigje konkrete për atë se kush duhet të mbajë përgjegjësi për mosrespektim të Ligjit për Shtetësinë. Alsat dërgoi disa pyetje në ASK lidhur me zvarritjen e procedurave për mijëra aplikime për shtetësinë.

Pyetje nga ALSAT
– A janë të sakta akuzat e MPB-së se ASK vonon procedurat për shtetësinë?
– Cilat janë arsyet që ASK, siç thonë edhe qytetarët që kanë aplikuar, nuk i kthen përgjigjet me mendimin e saj në afat gjashtë mujor, siç parashikon Neni 7 paragrafi 5 i Ligjit për Shtetësi?
– Kush duhet të mbajë përgjegjësi për këto shkelje të Ligjit?
– Sa lëndë me kërkesa për shtetësi për momentin i shqyrton ASK, pasi që të dhënat e MPB-së flasin se janë mbi 2500?

Nga Agjencia për Siguri Kombëtare pa përgjigje konkrete për asnjërën nga këto pyetje. Përsëritën kumtesën e njëjtë të cilën një ditë më parë e dërguan nga Qeveria të cilët e arsyetonin ASK-në. Në përgjigje madje, shkeljen ligjore e arsyetojnë me kriteret e NATO-s, të cilët në fakt nuk kanë të bëjnë për marrjen e shtetësisë por për marrjen e certifikatave të sigurisë, por duke mos iu referuar asnjë ligj ose dispozitë ligjore.

“Si anëtare e NATO-s, procedurat janë në pajtueshmëri me standardet më të larta dhe me përfshirje më të gjerë të kontrolleve të cilat natyrisht nënkuptojnë edhe periudhë më të gjatë. Por, periudha kohore është e parëndësishme në krahasim me sigurimin e cilësisë, qasjen përkatëse dhe thelbësore në kontrollet e sigurisë dhe nga kjo metodë ASK-ja nuk do të tërhiqet”, njoftojnë nga Qeveria.

Ndërsa ligji për shtetësi është i prerë dhe Neni 7 alinea 5 e ligjit thotë se
“Organi përkatës duhet të sjellë vendim më së voni 6 muaj pas aplikimit nga ana e qytetarit”, thuhet në Ligjin për shtetësi.

Edhe pse nuk qëndron si dispozitë ligjore, në rast të mos përgjigjes me kohë nga ana e ASK-së, MPB-ja duhet të konsideroj positive përgjigjen dhe të vazhdojë me porocesimin e dokumenteve të qytetarëve.

Për marrjen e shtetësisë qytetarët i drejtohen Ministrisë së Punëve të Brendshme, e kjo ministri kërkon që Agjencia për Siguri Kombëtare të bëj kontrolle në aspekt të sigurisë dhe të jap mendim nëse qytetari që kërkon shtetësi nuk paraqet ndonjë rrezik për shtetin. Por nga MPB arsyetohet se nuk kanë kompetenca për të detyruar ASK-në të japë përgjigje brenda 6 muajve. Të dhënat zyrtare të siguruara nga MPB-ja, falsin se për momentin ASK-ja mban në sirtar 2657 kërkesa për shtetësi. Prej këtyre, 1247 kërkesa për shtetësi janë dorëzuar vetëm vitin e kaluar. Kjo nënkupton se shumica e këtyre kërkesave e kanë kaluar afatin ligjor prej 6 muajve për përgjigje. Për shkak të zvarritjeve me vite të kërkesave për shtetësi, me propozim të opozitës, vitin e kaluar Kuvendi miratoi Ligjin për Shtetësi i cili parashikon lehtësimin e procedurave për marrjen e shtetësisë, por ligji i ri nuk e anashkaloi diskriminimin që shërbimi sekret bën historikisht ndaj qytetarëve./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme