Shtetet e Bashkuara do t’i dëbojnë rekrutët sauditë pas sulmit në Florida

Dhjetëra rekrutë sauditë do të dëbohen nga bazat ushtarake të Shteteve të Bashkuara pas sulmit të përgjakshëm të 6 dhjetorit, kur një shtetas i Arabisë Saudite i vrau tre marinarë amerikanë.

Personeli saudit që do të dëbohet nga këto baza nuk janë të akuzuar ushtarin saudit, i cili i vrau tre amerikanë në Pensacola.

Departamenti i Drejtësisë nuk ka dhënë ndonjë përgjigje për këtë çështje. Reagime nuk ka pasur as nga FBI-ja dhe Ambasada e Arabisë Saudite në Uashington.

Pentagoni njoftoi muajin e kaluar se do t’i ndërpresë trajnimet e tërë personelit ushtarak të Arabisë Saudite pas incidentit.

FBI-ja ka thënë se hetuesit amerikanë kanë arritur në përfundim se sulmuesi Mohammed Saeed Alshamrani kishte vepruar vetëm dhe nuk kishte bashkëpunuar me ndonjë rekrut tjetër, shkruan “Reuters”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme