Shtetet e OKB-së kërkojnë vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Përfaqësuesit e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kanë shprehur sot gjatë mbledhjes në Nju Jork, pikëpamje të ndryshme për të ardhmen e misionit të OKB-së në Kosovë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se misioni i UNMIK-ut duhet të ndërprehet në Kosovë, kurse Rusia ka vlerësuar se OKB-ja vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në raportet Kosovë-Serbi.

Përfaqësuesja e Amerikës në këtë mbledhje, Michel Sison tha se edhe takimet e Këshillit të Sigurimit për Kosovën duhet të reduktohen

Ajo theksoi se normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi nënkupton zbatimin e plotë të marrëveshje të arritura.

“SHBA-ja u bënë thirrje udhëheqësve të dy shteteve që të tregojnë vullnet politik për të zgjidhur sa më parë problemet”, ka thënë Sison.

Kurse përfaqësuesi rus deklaroi se misioni i OKB-së në Kosovë është krijuar në Këshillin e Sigurimit dhe kjo duhet të vazhdojë.

Sipas tij OKB-ja “do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm për Kosovën”.

“Qëndrimi i Rusisë është i pandryshuar. Rezoluta 1244 është baza për zgjidhjen  e problemit”, tha diplomati rus.

Kurse zyrtari i Britanisë së Madhe tha se ky shtet inkurajon Prishtinën dhe Beogradin dhe Prishtinën që të vazhdojnë të bëjnë progres në drejtim të zgjidhjes përfundimtare.

“Mbretëria e Bashkuar përkrah pavarësinë e Kosovës. Edhe me Strategjinë e Zgjerimit, Kosovës i është dhënë mundësia të përparojë në BE”, ka thënë përfaqësuesi i Britanisë së Madhe.

Ai shprehu besimin se Kosova do të punojë në zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Kurse diplomati nga Franca theksoi se normalizimi i raporteve ndërmjet dy vendeve është e vetmja rrugë për gjeneratat e ardhshme.

Franca u bëri thirrje dy shteteve që të përmbahen nga provokimet.

Kurse përfaqësuesi i Kinës thekoi se rezoluta 1244 është baza e rëndësishme për zgjidhjen e problemit.

Kina u bëri thirrje Kosovë dhe Serbisë që të bëjnë zgjidhje nëpërmjet dialogut, duke theksuar se tolerance dhe pajtimi janë thelbësore për progresin në Kosovë.

Tema tjera që u diskutuan në këtë mbledhje ishte edhe Ushtria e Kosovës, Demarkacioni, Asociacioni dhe tema të tjera

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme