Finlanda është renditur vendi më i lumtur në botë për herë të dytë me radhë.
Populli nordik kryesoi Raportin Botëror të Lumturisë 2019, i cili renditi 156 vende sipas jetëgjatësisë, lirisë, GDP-së dhe korrupsionit, transmeton Gazeta Express.
Fqinjët e Finlandës, Danimarka, Norvegjia dhe Islanda nuk ishin shumë prapa, duke marrë respektivisht vendin e dytë, të tretë dhe të katërt. Vendet nordike kanë dominuar që nga fillimi i tij në vitin 2012.
Diku në Evropë, Holanda, Zvicra, Suedia dhe Austria u shfaqën gjithashtu në top 10.
Dy vendet e tjera në top 10 vendet më të lumtura u plotësuan nga Zelanda e Re dhe Kanadaja, duke u renditur në vendin e tetë dhe të nëntë respektivisht.
Në anën tjetër të spektrit, Sudani i Jugut, Republika e Afrikës Qendrore dhe Afganistani erdhën në fund të renditjes. /Përktheu: Festim Gërguri /GazetaExpress/
10 vendet më të lumtura në botë
1. Finlanda
2. Danimarka
3. Norvegjia
4. Islanda
5. Holanda
6. Zvicrra
7. Suedia
8. Zelanda e Re
9. Kanadaja
10. Austria
10 vende më pak të lumtura
1.Sudani Jugor
2. Republika e Afrikës Qendrore
3. Afganistani
4. Tanzania
5. Ruanda
6. Jemeni
7. Malawia
8. Siria
9. Botsvana
10. Haiti