Shtetet pro liberalizimit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në një intervistë për RTV 21 ka thënë se takimet me tre presidentët Juncker, Tusk dhe Tajani kanë qenë takime të rëndësishme për Kosovën, për të ruajtur dhe kultivuar interesimin e BE-së për Kosovën, për perspektivën e sigurt evropiane.

Ai ka thënë se BE ka një qasje unike për perspektivën konkrete të institucioneve të shtetit dhe të qytetarëve të Kosovës.

“Liberalizimi i vizave nuk është në dorën e BE-së, e tëra varet nga vullnetit i deputetëve të Kosovës. Tani nuk po ndodh vonesa nga BE-ja, vonesa po ndodhë nga mosvotimi në Kuvendin e Kosovës. Izolimi i Kosovës po ndodhë nga mosvotimi nga ana e deputetëve që po e keqpërdorin vullnetin dhe besimin e qytetarëve duke mos votuar”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, është konstatim i tre presidentëve që pas miratimit të demarkacionit, BE-ja do të deklarohet pro liberalizimi të vizave, pra në muajt në vijim.

Thaçi i ka ftuar të gjithë deputetët që të respektojnë vullnetin e qytetarëve, të mos bien pre e politikës ditore për përfitime elektorale. Ai ka thënë se të gjithë së bashku duhet ti lënë të gjitha dallimet anash, për të mirën dhe të ardhmen e qytetarëve.

“Duhet të ketë komunikim mes subjekteve politike në Kosovë për të votuar pro demarkacionit. Asnjë argument nuk është për të votuar kundër. Integriteti territorial i Kosovës është i respektuar, tani po bëhet edhe matja nga ekspertët. Për ruajtjen e integritet territorial të Kosovës e kemi pasur edhe mbështetjen e hapur të ish-presidentit Obama”, ka thënë Thaçi.

Presidenti ka thënë se me kauza të rreme kombëtare disa po e minojnë të ardhmen e vendit dhe qytetarëve të saj.

“Është qëndrim definitiv i BE-së që pa miratimin e demarkacionit nuk ka liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës”, u shpreh ai.

Asnjë rrethanë politike nuk e justifikon mosvotimin e demarkacionit, sipas presidentit Thaçi, si dhe asnjë rrethanë nuk e justifikon vazhdimin e izolimit të vendit dhe të qytetarëve tanë.

Thaçi ka thënë se edhe BE-ja po pyet se cili është orientimi i Kosovës, mos dikush në Kosovë ka agjendë të fshehtë dhe, si rrjedhojë, ka njerëz të tillë që dëshirojnë të na mbajnë të izoluar.

“Është momenti i fundit që të veprojmë drejt”, ka thënë ai.

Presidenti Thaçi ka thënë se edhe pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën janë dakorduar që pas miratimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, qytetarëve të Kosovës t’u mundësohet liberalizimi i vizave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme