Shtetet që shpenzojnë shuma marramendëse për armatim

Një konflikt i madh global, i njohur gjithashtu si Lufta e Tretë Botërore, tani është një mundësi.

Ndoshta e keni vënë re se gjërat janë duke u bërë pak më të tensionuara në botë.

 

Një konflikt i madh global, i njohur gjithashtu si Lufta e Tretë Botërore, tani është një mundësi.

Sipas të dhënave të fundit të SIPRI-it(Stockholm International Peace Research Institute), shpenzimet botërore ushtarake vlerësohen të kenë qenë rreth 1686 miliardë dollarë në vitin 2016 ose 2,2 për qind të PBB-së globale. Kjo është një rritje prej rreth 0,4 për qind që nga viti 2015, transmeton zeri.info.

Kjo mund të jetë pjesërisht për shkak të përfshirjes globale në luftën e përgjakshme civile të Sirisë ose kërcënimit në rritje të konfliktit bërthamor midis Koresë së Veriut dhe të SHBA-së. E qartë është se pas një mosndryshimi të shpenzimeve ushtarake ndërmjet viteve 2011 dhe 2014, ky vit i dytë i rritjes tregon një tendencë alarmante.

SHBA: Jorastësisht në krye SHBA-ja, ose “Polici i botës” ka shpenzuar rreth 611 miliardë dollarë. Kjo është një pjesë tronditëse prej 36 për qind e totalit global dhe pothuajse trefishi i nivelit të Kinës, gjithashtu rritja e parë pas pesë vjetëve të njëpasnjëshme rënie. Megjithatë, është ende 20 për qind më e ulët se kulmi që arriti në vitin 2010.

Kina: Një hendek i madh ndan Shtetet e Bashkuara me vendin e dytë që e ka Kina, ndërsa rritja e shpenzimeve ushtarake kineze po ngadalësohet. Megjithatë, një shpenzim prej 215 miliardë dollarësh (13 për qind të totalit global) nga vendi më i populluar në botë është tepër serioz, transmeton zeri.info.

Rusia: Në një rritje dramatike që nga viti 2015 Rusia është tani e treta në botë për shpenzimet ushtarake me një shtim shqetësues, në 69.2 miliardë dollarë. Kjo është 4,1 për qind e shpenzimeve globale dhe një rritje prej 87 për qind, krahasuar me vitin 2007.

Arabia Saudite: Rënia e çmimeve të naftës në vendet eksportuese të naftës që nga viti 2014 ka çuar në “ulje të konsiderueshme të shpenzimeve ushtarake”. Arabia Saudite është sigurisht një nga ofruesit më të mëdhenj të naftës në botë dhe ka bërë shkurtime të konsiderueshme në buxhetin e saj ushtarak.

India: India ka shpenzuar 55.9 miliardë dollarë ose 3,3 për qind të totalit global. Kjo ka të ngjarë të lidhet me konfliktet e vazhdueshme separatiste në Kashmir.

Franca: Pavarësisht dallimit të madh në madhësi dhe në popullsi, Franca ka shpenzuar pothuajse po aq sa India – 55.7 miliardë dollarë. Kjo është 3,3 për qind e shpenzimeve globale, transmeton zeri.info.

Mbretëria e Bashkuar: Për një vend të vogël Britania harxhon shumë në shkallë globale me shpenzime ushtarake në nivelin 48.3 miliardë. Megjithatë, ajo ka rënë në renditje që nga viti 2015 nga vendi i 6-të në vendin e 7-të, gjë që kryesisht i atribuohet zhvlerësimit të funtit pas referendumit. Kjo do të thotë që Mbretëria e Bashkuar nuk arriti rritjet e planifikuara në shpenzimet ushtarake të shpallura në vitin 2015.

Japonia: Shpenzimet ushtarake të Japonisë mbeten të larta, në 46.1 miliardë dollarë ose 2,7 për qind të totalit global. Kjo mund të lidhet me tensionet e vazhdueshme për shkak të pretendimeve të Japonisë dhe të Kinës në Detin e Kinës Lindore.

Gjermania: Kryesisht për shkak të përpjekjeve të kancelares Merkel, Gjermania ngriti shpenzimet e saj më 2016-n me 2,9 për qind. Kjo i ka çuar shpenzimet e tyre ushtarake deri në 41.1 miliardë dollarë ose 2,4 për qind.

Koreja e Jugut: Tensionet në Gadishullin Korean dhe kërcënimet nga Koreja e Veriut kanë çuar në një rritje të ndjeshme të shpenzimeve ushtarake. Shpenzimet e Koresë së Jugut tani janë 36.8 miliardë dollarë ose 2,2 për qind.

Italia: Italia rriti shpenzimet e saj me 11 për qind, duke i çuar në 27.9 miliardë dollarë ose 1,7 për qind. Raporti ia atribuon këtë rritje mbështetjes së Italisë për industrinë e saj vendase të armëve, duke financuar blerjet brenda vendit.

Australia: Duke marrë parasysh madhësinë relative të popullsisë së Australisë, një pjesë prej 1.5 për qind në shpenzimet globale është domethënëse. Me shpenzimet ushtarake në Oqeani, që janë rritur me 5,1 për qind që nga viti 2015 buxheti i Australisë tani qëndron në 24.6 miliardë dollarë.

Brazili: Recesioni gjithmonë në përkeqësim i Brazilit ka çuar në shkurtime në buxhetin ushtarak me më shumë se 7 për qind, duke e ulur atë në 23.7 miliardë dollarë. Megjithatë, ai është ende në nivelin 1,4 për qind e shpenzimeve totale globale.

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shifrat aktuale janë një vlerësim, pasi nuk ka të dhëna për 2015-n dhe 2016-n. Megjithatë, më vitin 2014 Emiratet e Bashkuara Arabe kishin shpenzimet e dyta më të mëdha ushtarake në Lindjen e Mesme.

Izraeli: Shpenzimet e Izraelit janë rritur me gati 10 për qind, që nga viti 2007. Shifra tani qëndron në 18 miliardë dollarë ose 1,1 për qind të shpenzimeve globale./Zeri/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme