Shteti ankohet se s’ka buxhet e kapacitete për mbrojtjen e monumenteve

E enjte, 27 Tetor 2016 – Sakte.net

Ministri i Kulturës, Kujtim Shala, është kritikuar për gjendjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë. Të mërkurën, anëtarët e Komisionit parlamentar për arsim, shkencë, teknologji, kulturë, rini dhe sport kanë adresuar një sërë shqetësimesh gjatë raportimit të ministrit Shala për gjendjen në trashëgiminë kulturore.

Anëtarët e Komisionit sipërfaqësisht kanë përmendur disa raste konkrete, përderisa më shumë kanë shtruar pyetje, shkruan sot Koha Ditore. Në një pikë janë pajtuar me ministrin e Kulturës: se shteti nuk ka buxhet e as kapacitete profesionale.

Kryetari i Komisionit, deputeti Nait Hasani, ka thënë se në Prizren ka disa objekte në gjendje të vështirë. Sipas tij, nëse nuk ndërhyhet me restaurim këto objekte mund të shemben.

“Është e vërtetë që në Kala të Prizrenit, në Ulpianë e Harilaq janë bërë punë të mëdha. Fusha e arkeologjisë është e madhe dhe ta kemi buxhetin e Amerikës nuk na del ta mbrojmë trashëgiminë. Jemi për ta rritur buxhetin dhe të kemi kuadro”, ka thënë Hasani.
Ministri Shala në këtë rast ka thënë se institucioni që ai udhëheq tashmë ka nënshkruar një kontratë për ndërhyrje emergjente në objektet në rrugën “Marin Barleti”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme