Shteti, duhet të funksionoj mbi bazën e ligjeve

Kur do të kemi shtet të vërtet? Zyrtari vjen nga një sistem me disiplinë të hekurt në punë dhe postin e ka kuptuar për të bërë çfarë të dojë me detyrën. Zyrtari është përfaqësues i shtetit dhe duhet të flasë e veprojë me gjuhën e tij. Ai paguhet në atë vend pune për t’i shërbyer popullit jo për t’i grisur këpucët së kërkuari nëpër lokale. Është e çuditshme me disa zyrtar.

Kur i tërheqin vëmendjen përse nuk ishte në vendin e punës kur e kërkuan, ata shprehen: “Po unë nuk jam në burg!” Por shteti e paguan për punën që duhet të kryejë, jo për të ndenjur. Madje ka ndonjë, që i thotë titullarit të pushtetit: “Po unë votova për ty pse më ndëshkon!?” Po sikur të gjithë ata që kanë votuar për titullarin të mos jenë në punë, si do të funksionojë shteti? Po ndalemi në disa raste, që pengojnë funksionimin e shtetit dhe pushtetit.

Nëse populli, që vjen nga një sistem pa taksa, refuzon të paguajë, do të thotë se shteti dhe pushteti nuk e ka ende aftësinë drejtuese. Po kur, kur do të kemi shtet të vërtet? Shteti funksionon mbi bazën e ligjeve. A kemi arritur ta kemi frikë këtë ligj të shtetit? Po të doni, shikoni Kuvendin e Maqedonis. Ai ka një rregullore, që në esencë është ligj i aprovuar nga vetë deputetët.

A është zbatuar ndonjëherë kjo rregullore? Nëse një Kuvend keq-edukon, atëherë s’mund të themi se kemi shtet. Kur të funksionojë Kuvendi normalisht dhe të ndëshkohen ata që e shkelin ligjin, atëher, mund të kemi shtet. A mbani mend të jetë ndëshkuar ndonjë ligjvënës, që del e flet kotë gjithë ditën. Drejtuesi i seancës ua përmend minutazhin të gjithë deputetëve që ngrihen e flasin; nuk e zbatojnë rregulloren. A u keni vënë re diskutimeve? Shumica dalin e flasin për ta humbur kohën, jo të ngrenë problemet. Kur të arrihet që deputetët të flasim për problemet e vendit dhe të popullit, atëhere shteti është vënë në drejtim të duhur. Shtetin e bën pushteti, pushtetin e mban gjallë administrata. Nëse një nga këto hallka nuk funksionojnë atëherë nuk kemi as shtet, as pushtet as administratë.

Nëse hallexhinjtë shkojnë e trokasin nëpër zyrat e zyrtarëve dhe nukë priten me respekt, do të thotë se aty nuk ka punonjës shteti, por analfabetë me diplomë. A keni vënë re? Keqbërësit luftojnë edhe me drejtësin. Kur shikon gjithë këto shkelje të ligjeve në mes të ditës, të duket sikur janë pajisur nga pushteti me “licensë”. Problemet s’ka të mbaruar edhe pse populli i shikon haptas, se si ata kacafiten në parlament. Kush na i futi këto elementë të mosë respektimit të ligjit dhe kush ankohet? Nëse secili nuk punon me djersën e tij të pastër, shteti nuk ekziston. Ki shtet, gjithmonë është nën rrebeshin e shkatërrimit, Të parët që e kanë krijua këtë shtet nuk e kanë definua siç duhet. U krijuan disa qeveri, që punonin për veten e tyre.

Vulën e shkatërrimit të këti shteti do ta japë Qeveria e cila nuk do të pranoj Ridefinimin. Shkatërrimi mundë ti ndodhë këti shteti nëse shqiptarët nuk fitojnë të drejta të barabarta. Tani sikur kanë vendosur të vënë disa gjëra mbi shina, por Qeveris Maqedone i pëlqen kështu sepse u mësua këto vite. E para nuk e do shtetin partia udhëheqëse. Ajo ka ngulur këmbë gjithmonë që të mos bëjë asnjë ndryshim për popullin që jeton në këtë shtet. Nuk kanë bërë asni reformë të rëndësishëm, për administrimin e pushtetit, arsimit dhe drejtësisë, por me kundërshtime te rrepta të vetë partis në pushtet janë zvarritur me vite.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme