Shteti i pafuqishëm ndaj 60 pikave të palicencuara që shesin derivateve të naftës në veri

Institucionet e vendit janë tërësisht të pafuqishme për të ushtruar kontroll në tregun e veriut të Kosovës. Asnjëherë nuk kanë arritur t’i kontrollojnë pikat e shitjes së derivateve të naftës në atë zonë.

Pavarësisht se Ministria e Tregtisë është në dijeni prej vitesh për ekzistencën e pikave ilegale shitëse të naftës në veri, ende nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim për t’i licencuar ose mbyllur ato.

Burime të KTV-së kanë thënë se në këtë pjesë të vendit funksionojnë 60 pika shitëse të arit të zi dhe që të gjitha ilegalisht.

Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë nuk kanë pranuar të japin asnjë informacion për aktivitetin e pikave shitëse të derivateve të naftës, të cilat janë të palicencuara, me arsyetimin se ministri ndodhet në një udhëtim zyrtar jashtë vendit.

Nuk kanë pranuar të flasin as zëvendësministrat e as inspektorati i tregut.

Funksionimi në këtë mënyrë, sipas përfaqësuesve të naftëtarëve të licencuar, po e dëmton në masë të madhe tregun.

Kohavisioni ka provuar të marrë një deklaratë edhe nga kryetari i Komunës së Veriut, Goran Rakiq, nëse të paktën këto pika të naftës kanë lejen komunale, mirëpo Rakiq nuk i është përgjigjur kërkesës.

Në vend operojnë rreth 800 pika shitëse të naftës, të cilat janë legale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme