3 arteriet kryesore të Kosovë, po duken më shumë si pistë skijimi sesa si rrugë për qarkullim të verturave.
Reshjet e mëdha të borës që kanë filluar prej orëve të mbrëmjes së kaluar kanë vështirësuar qarkullimin në rrugët e Kosovës, e veçmas në magjistralen që lidh kryeqytetin me qytetet e tjera si Prizrenin, Pejën, Ferizajn dhe Mitrovicën.
Siç shihet në fotografitë bora në këtë rrugë nuk është pastruar dhe paraqet vështirësi për qarkullimin e veturave.

Javën e kaluar, për shkak të reshjeve të mëdha të borës, një veturë ka rrëshqitur në Ferizaj, ku kanë humbur jetën dy persona.
Ndryshe, javën e kaluar rrugët e Kosovës ishin mbajtur të shkrira, por sot ajo ngjasojnë me pistë skijimi pasi bora dhe akulli kanë krijuar shtresë.



