Hokeji në akull nuk është gjëja ime e preferuar. Megjithatë, në një kafene, në qendër të Helsinkit, derisa po e shikoja ndeshjen midis Finlandës dhe Kanadasë, u mahnita me atmosferën.
Hokeji është një prej sporteve më të popullarizuara në këtë shtet të Evropës Veriore dhe finlandezët kishin shpresa të larta për ekipin e tyre,j shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Krenaria e tyre kombëtare ishte mbresëlënëse.
Kamera zmadhoi lojtarët finlandezë dhe e pashë një fjalë që nuk e njoha në trikot e tyre: “SUOMI”.
Fillimisht më shkoi mendja se mund të ishte emri i lojtarit, por pastaj e vërejta të njëjtën fjalë tek secila uniformë.