Shtimi natyror është negativ edhe në zonat urbane edhe në ato rurale

Shtimi natyrorë i popullsisë vitin e kaluar ishte negativ si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale. Tre të katërtat e gjithsej 4,140 personave, për sa është zvogëluar numri i popullsisë vitin e kaluar, janë në zonat urbane, krahasuar me një të katërtën në zonat rurale. Pjesëmarrjen më të madhe në raport me numrin e përgjithshëm të lindjeve e ka rajoni i Shkupit me 40.4 për qind, ndërsa pjesëmarrjen më të vogël e ka Rajoni Lindor me 5.8 për qind.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës në vitin 2024, në zonat urbane kanë lindur 9,694 fëmijë, që është 60.4 për qind e numrit të përgjithshëm të lindjeve të gjalla, ndërsa kanë vdekur 12,826, që është shtim natyror negativ prej 3,132 personash.

Në zonat rurale në vitin 2024 ka pasur 6,367 fëmijë ose 39.6 për qind nga numri i përgjithshëm i fëmijëve të gjallë, ndërsa kanë vdekur 7,375 persona, që është shtim natyror negativ prej 1,008 personash.

Pjesëmarrjen më të madhe në raport me numrin e përgjithshëm të lindjeve e ka rajoni i Shkupit me 40.4 për qind, ndërsa pjesëmarrjen më të vogël e ka Rajoni Lindor me 5.8 për qind. Edhe në raport me numrin e përgjithshëm të të vdekurve, sipas rajoneve, pjesëmarrjen më të madhe e ka rajoni i Shkupit me 30.3 për qind, ndërsa pjesëmarrjen më të vogël e ka Rajoni Verilindor me 8.0 për qind.

Numri i foshnjave të vdekura në zonat urbane është 28, ndërsa në zonat rurale kanë vdekur 19 foshnja.

Më shumë martes janë lidhur në zonat urbane – 54.3 për qind, por edhe numri i divorceve është më e lartë edhe atë për 64.2 për qind.

Numri i martesave të lidhura në zonat urbane është 6,014 ose 54.3%, kundrejt 5,052 ose 45.7 për qind të martesave në zonat rurale.

Numri i divorceve në zonat urbane është 1,299 ose 64.2 për qind, ndërsa në zonat rurale kemi 725 divorce ose 35.8 për qind e numrit të përgjithshëm të divorceve.

Të dhënat për migrimet e brendshme, në kuadër të njëjtit rajon, tregojnë se pjesëmarrjen më të madhe prej 42.2 për qind e zë migrimi nga fshati në qytet, ndërsa Rajoni i Pellagonisë ka pjesëmarrje më të madhe prej 52.8 për qind.

Migrimet mes fshatrave kanë pjesëmarrjen më të madhe në Rajonin e Pollogut me 49.6 për qind, krahasuar me migrimet mes qyteteve me pjesëmarrje prej 2.5 për qind. Bilanci i migrimit të jashtëm është më i madhi në Rajonin e Shkupit me 2,603 persona, dhe më i vogli në Rajonin e Vardarit , respektivisht -177 persona.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme