Pesë policë të Kosovës të stacionit të Leposaviqit janë suspenduar mbrëmë bëjnë të ditur burime të KosovaPress.
Sipas këtyre burimeve policët në gjendje të dehur kanë shtënë me armët e tyre zyrtare në një kafene të këtij qyteti dhe ajër duke shqetësuar banorët e asaj pjese.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22 e 15, ndërsa suspendimi është bërë për 48 orë.
Agjencia KP thotë të ketë bërë përpjekje të marrë një deklaratë nga policia e veriut, por askush nuk e ka hapur telefonin.