Azem Guri, ish-këshilltar politik i ish-ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami është emëruar zëvendësministër në MASHT nga radhët e PDK-së.
Ndryshe, ky është zëvendësministri i pestë i MASHT-it.
Deri më tani Qeveria e Kosovës ka mbi 70 zëvendësministra. Ky numer i madh i tyre, sipas njohësve të fushës së ekonomisë do t’i kushtojë shumë buxhetit të Kosovës.
Guri, ishte shkarkuar nga posti i këshilltarit politik pas formimit të qeverisë së re në krye me Ramush Haradinajn.
Nga MASHT-i, vendimi për shkarkimin e tij në atë botë e kanë arsyetuar me konstatimin e Këshillit të Përgjithshëm të Pavarur.