Presidenti amerikan, Donald Trump priti ditën e djeshme homologun francez Emmanuel Macron në ambasadën e SHBA-së në Bruksel, në takimin e tyre të parë ballë për ballë.
Presidenti francez duket se është siguruar që mediat të filmonin shtrëngimin e habitshëm të duarve me Trump, duke mos ia lëshuar dorën miliarderit për një kohë relativisht të gjatë.
Madje edhe lideri amerikan, i cili “mban rekordin” e shtrëngimit të fuqishëm të duarve, duket u kap ne befasi.
“Nëse marrëdhëniet përcaktohen me shtrëngime duarsh, atëherë ajo e Trump dhe Macron do të jetë e ashpër”, shkruante gazetari i “Washington Post”, i cili ishte i pranishëm në takim.
Duke marë parasysh kohëzgjatjen e shkurtër të këtij takimi të organizuar në sallën e ngrënies, me dekor japonez, në ambasadën amerikane, Parisi zyrtar njoftoi dje se po përgatiste shkëmbime të drejtpërdrejta dhe koncize mes dy liderëve.
Melania Trump ishte gjithashtu e pranishme në hollin e ambasadës për të takuar presidentin e ri francez, por bashkëshortja e tij Brigitte nuk mori pjesë.