Shtrenjtimi i bukës, i panevojshëm

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala gjatë raportimit të tij para Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, ngritjen e çmimit të bukës e ka konsideruar si veprim jo të ligjshëm.

Ai ka shtuar se shtrenjtimi i çmimit të bukës është koordinuar nga disa shoqëri tregtare në disa komuna si ajo e Prizrenit dhe Kaçanikut.

“Në të dhënat që ne i kemi si ministri e Tregtisë dhe Industrisë dhe me të cilat unë jam njoftuar me to, Republika e Kosovës tashmë mbulon 80 për qind nevojat e saj me grurë sipas të dhënave të cilat i kemi nga Ministria e Bujqësisë. Por, përkundër kësaj mundësia që ta kontrollojmë një ngritje jo të ligjshme, apo jo të nevojshme të çmimit në këtë rast të miellit, bukës, autoriteti më kompetent për këtë çështje është Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, dhe kam kërkuar nga ta të fillojnë ta ekzekutojnë mandatin, sepse nuk besoj që ka arsye për rritje të çmimit duke i ditur edhe rezervat që i kemi, por si duket kjo është e koordinuar në disa regjione të Kosovës nga shoqëritë tregtare”, ka thënë ministri Endrit Shala.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme