Shtyhet bonusi i dytë për pensionistët/ Shpërblimi i pranverës nuk do jepet në shkurt siç u premtua, ja arsyeja! Kur do të shpërndahet dhe sa do përfitojnë të moshuarit

Pensionistët nuk kanë përse të presin të mbarojmë zgjedhjet për bonusin e pranverës, atë do e marrin që në shkurt. Ishte ky premtimi i Kryeministrit Edi Rama në muajin janar.


Por ndërkohë që ka kaluar më shumë se gjysma e muajit, gjasat që pensionistët të kenë diçka më tepër në llogaritë e tyre janë minimaliste. Burime të gazetës bëjnë me dije se kjo procedurë do të kryhet nga muaji mars. Shkak janë bërë procedura të brendshme, që kanë penguar lëvrimin e shumës për shpërblimin e radhës për pensionistët, pas atij të muajit dhjetor.

Ashtu siç u veprua në dhjetor, ndarja do të bëhet në bazë të një grafiku nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, i cili posedon edhe të dhënat për çdo pensionist. Qeveria ndryshoi për të tretën herë buxhetin e vitit të shkuar duke shpërndarë 6.3 miliardë lekë mbështetje për të moshuarit. Nga nisma do të jenë përfitues të bonusit prej 15,000 lekësh gjithashtu të gjitha familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar si dhe kategori të tjera qytetarësh që trajtohen me pension.

VENDIMI

Sipas asaj që është bërë publike tashmë nga kryeministri, si edhe nga ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja, në daljen e tij për mediat pas mbledhjes së qeverisë në 9 janar, të moshuarit me pension deri në 20 mijë lekë do të përfitojnë 10 mijë lekë bonus, kurse ata që e kanë pensionin mbi 20 mijë lekë do të përfitojnë bonusin 5 mijë lekë. Shumica dërrmuese e pensionistëve trajtohen me shuma mujore nën 20 mijë lekë, rrjedhimisht përfitojnë bonus maksimal.

Sipas të dhënave të ISSH-së, aktualisht janë 524 mijë pensionistë me pension nën këtë kufi, ndërsa 206 mijë të tjerë marrin mbi masën e sipërpërmendur. Në total janë 22 miliardë lekë ose 22 milionë euro për këtë bonus, ndërkohë që një llogari speciale do të jetë gati vetëm për pensionistët, siç ka premtuar më herët kreu i qeverisë, një mekanizëm që do të mbështesë veçanërisht këtë kategori.

“Me një fond prej 2.2 miliardë lekësh bëmë të mundur ofrimin e një bonusi më të qenësishëm për shtresat më në nevojë, ndërsa garantuam hapjen e një llogarie speciale në Bankën e Shqipërisë për mbështetjen e pensionistëve me një transfertë fillestare prej rreth 6.3 miliardë lekë. Është një bonus, që sikundër është deklaruar edhe nga Kryeministri Rama, do të nisë të shpërndahet në muajin shkurt dhe që, falë parametrave ekonomikë do të vijojmë ta japim në vazhdimësi për të reflektuar çdo rritje mbi parashikimin, krahas punës që po vijon me partnerë dhe ekspertë ndërkombëtarë, për një reformë të thellë të sistemit të pensioneve”, deklaroi ministri i Financave, Petrit Malaj, nga foltorja e Kuvendit në fund të muajit që lamë pas.

/Gazeta Panorama

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme