Seanca e parë gjyqësore kundër gazetarit Dragan Pavloviq – Llatas dhe udhëheqësit të një emisioni në “Youtube”, Stefan Llazazarov është shtyrë për shkak se mbrojtja e Llatasit kërkoi kohë që të shihte dosjet e çështjes si dhe për shkak se avokatja e tij në këtë lëndë ishte e zënë. Ata akuzohen për përhapjen e materialeve raciste dhe ksenofobike përmes sistemit kompjuterik pasi kishin publikuar një intervistë në të cilën Llatas, si i ftuar i Llazarov, tregonte një përvojë seksuale me një vajzë në vitet e tij të adoleshencës, histori kjo që sipas Prokurorisë, ka promovuar akt të dhunës gjinore ndërsa i akuzuari i dytë, Llazarov, edhe pse i vetëdijshëm për ndikimin që ka kjo përmbajtje, nuk e ka parandaluar ose ndaluar bashkëfolësin por plotësisht kishte dhënë komente, gjë që shkaktoi protestë publike për nxitje të dhunës dhe diskriminimit gjinor. Në koordinim me palët, seanca e radhës është caktuar për më 10 maj të këtij viti. /Alsat.mk