Shtyhet për 6 muaj afati për faljen e borxheve

02 Shator 2016 – Sakte.net -14:03

 

Qeveria e Kosovës ka vendosur të shtyj edhe për gjashtë muaj afatin për faljen e borxheve. Vendimi është kumtuar nga ministri i Financave, Avdullah Hoti gjatë një konference për media, pikërisht sot, në ditën kur përmbyllej afati ligjor. Ai ka thënë se do të procedoj në Kuvend Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për faljen e borxheve për periudhën deri më 31 dhjetor 2008.

Sipas Ligjit për faljen e borxheve për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, kanë mundur të përfitojnë të gjithë personat të cilët kanë obligime të pashlyera ndaj institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike, me kusht që të njëjtit të kryejnë pagesën e plotë të obligimeve për periudhën nga 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014.

Shtyrja e afatit ligjor është bërë e mundur pasi që deri më tani vetëm një numër i vogël i qytetarëve kishte arritur të përfitonte nga mundësia që u ishte dhënë.

Nga rreth 680 milionë euro sa ka qenë shuma e borxheve të qytetarëve, shuma e borxheve të falura ka arritur vetëm deri në 100 milionë euro, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave në Qeverinë e Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme