As sot nuk u mbajt seanca gjyqësore për zjarrin në spitalin modular të Tetovës. Seanca u shty për shkak të mungesës së avokatit të drejtorit ekonomik, Artan Etemi. Seanca u shty për më 29 maj.
Ndryshe seanca e sotme duhej të vazhdonte me fjalët përmbyllëse të Prokurorisë dhe mbrojtjes së të pandehurve, të cilët ngarkohen për disa vepra penale të ndërlidhura me zjarrin në spitalin modular të Tetovës që ndodhi në shtator të vitit 2021, me çrrastë humbën jetën 14 persona. /Alsat.mk