Kjo për shkak se 9 nga 208 pikat e Rregullores së Procedurës dhe Provave të Gjykatës Speciale nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Vendimi është marrë në Hagë nga një panel i Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, derisa për një pikë Gjykata nuk ka mundur të vendosë fare. Rregullat që janë konsideruar që bien ndesh me Kushtetutën, janë të ndryshme dhe kanë të bëjnë me çështjen e paraburgimit, mbledhjes së provave, të drejtave të palëve në procedurë dhe të tjera çështje që rregullojnë funksionimin e procedurave të Gjykatës Speciale për Kosovën.
Pa miratimin përfundimtar të Rregullores së Procedurave dhe Provave, Gjykata dhe Prokuroria e Specializuar nuk mund të nisin publikimin e aktakuzave.
Rregullorja e Procedurave dhe Provave është dokument që rregullon procedurën e funksionimit të Gjykatës dhe Prokurorisë Speciale për Kosovën.
© KOHA.