Shtyhet për vitin tjetër gjykimi i 46 të akuzuarve për krim të organizuar

I paraparë të fillonte sot në Gjykatën Themelore të Mitrovicës gjykimi kundër 46 personave të akuzuar për krim të organizuar është shtyrë për vitin e ardhshëm.

Mungesa e katër prej të akuzuarve si dhe meqë 13 nga të pandehurit nuk kanë mbrojtës të angazhuar, ishin rrethana që gjyqtarit Burim Ademi nuk i lanë zgjidhje tjetër post të shtynte seancën e shqyrtimit fillestar.

Të akuzuar në këtë rast janë: Argtim Ismaili, Armend Smaili, Arben Ismaili, Shkumbim Ismaili, Afrim Rrustolli, Besim Biberoviq, Mursel Qalakoviq, Bahri Rexhepi, Liridon Borovci, Haki Isufi, Radisav Mutavgjiq, Milan Stojanoviq, Mirko Iliq, Vladislav Trajkoviq, Mensur Bekteshi, Ramadan Bajra, Ramush Salihu, Zekri Salihu, Shkelzen Salihu, Ismet Zeqiri, Blerim Avdylaj, Kujtim Avdylaj, Nexhmedin Bajrami, Dukagjin Kollqaku, Ardian Rraci, Ahmet Syla, Ruzhi Kolica, Afrim Hoti, Imri Bajrami, Alban Islami, Nimon Zogaj, Nezir Zogaj, Afrim Xhaqkaj, Rinor Rrustolli, Arben Rrustolli, Lulzim Kastrati, Gazi Tarashaj, Artan Kurpalaj, Florim Krasniqi, Reshat Kamberaj, Endrit Kllokoqi, Ramadan Mehmeti, Hasan Rexhepbeqaj, Zenel Isufi dhe Xhemail Islami.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale, të akuzuarit nga janari 2015 deri më 22 mars 2016 me dashje, me dijeni, në mënyrë të qëllimshme dhe në grup të organizuar kanë kryer vepra penale që janë të dënueshme me burgim se paku katër vjet.

Gjithashtu, të akuzuarit në mënyrë të sofistikuar kishin arritur të organizojnë tri skema të punës apo më saktë: import të kundërligjshëm përmes mosdeklarimit të saktë të mallrave të llojit cigare dhe kontrabandimit të tyre, kontrabandimit të produkteve farmaceutike dhe stimuluesve seksualë të llojit “Kamagra” dhe “Viagra”.

Në këtë menyrë të gjithë këta në grup të organizuar duke u shmangur nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore apo tarifave të tjera me rastin e importimit apo eksportimit të mallrave të llojit cigare, produkte farmaceutike dhe stimuluesve seksual ë që rezultojnë me shmangie të përgjithshme doganore në shumë prej 1.666.842.07 euro dhe njëkohësisht duke iu shmangur obligimeve tatimore për mallrat e lartcekura dhe mosdeklarimit të saktë të pasqyrave financiare që rezultojnë në shumën prej 2,430,620.16 e që njëkohësisht është përfitim i kundërligjshëm gjatë periudhës së aktiviteti kriminal të këtyre të pandehurve të lartcekur.

Gjithnjë sipas aktakuzës të gjithë këta e kanë ditur që janë të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme, për çka mund të dënohen me burgim mbi katër vite, mirëpo prapë kanë realizuar dëshirën e tyre me qëllim të realizimit të dobisë financiare, apo dobisë tjetër pasurore.

Në 19 pika të aktakuzës është përshkruar veç e veç veprimi i secilit prej të akuzuarve.

Gjyqtari i kësaj çështjeje Burim Ademi njoftoi se në raport me të pandehurit që nuk kanë avokat të caktuar Gjykata do të ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale që ata të përfaqësohen nga avokat, ndërsa për të pandehurit të cilët nuk ishin prezentë njoftoi se nëse edhe në seancën e radhës ndodh e njëjta gjë, Gjykata do të kërkojë nga Policia që të shkojë t’i kërkojë në vendbanimet e tyre dhe t’i sjell në Gjykatë. /kallxo.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme