Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot ka publikuar vendimin për shtyerjen e pushimit dimëror.
“Në bazë të kërkesave të shkollave për zgjatjen e pushimit dimëror dhe duke pasur parasysh kushtet e ftohta klimatike, në konsultim edhe me Ministrinë e Shëndetësisë, nga ku kanë konstatuar se në periudhen e pushimeve numri i të sëmurëve nga gripi është ulur dukshëm, morëm vendim të cilin e pamë të arsyeshëm që pushimi vjetor i shkollave të shtyhet për disa ditë, që do të thotë fillim viti shkollor i gjysëm-vjetorit të dytë do të fillojë me datën 23 Janar 2017”, thuhet në njoftimin nga MASH-i.