Shtypi me veturë një grua dhe foshnjën e saj dhe u iku nga vendi i ngjarjes, u tmerrua kur e kuptoi se viktimat ishin gruaja dhe djali i tij (Foto/Video)

Një shofer i kishte shtypur një grua dhe një fëmijë me veturë dhe ishte zhdukur nga vendi i ngjarjes pa lënë gjurmë, por kishte mbetur i shokuar kur policia që e kapën ia kumtuan lajmin se viktimat që i la të vdekur në vend, ishin gruaja dhe djali i tij.

Shoferi i identifikuar si Zhang kishte ikur nga vendi i ngjarjes – duke mos e ditur se motoçikletën në të cilën ishin një grua dhe fëmija i saj, në fakt janë djali dhe gruaja e tij.

Pas disa orëve policia e ka rikthyer burrin në vendin e krimit, i cili në momentin që i pa trupat e pajetë të gruas dhe djalit nuk mund t’i ndalte lotët.

Dëshmitarët e rastit që kishin vrapuar në rrugën e errët në Zibo në provincën kineze Shangdong, kanë pranuar se kishin gjetur një grua dhe një fëmijë të mbuluar në gjak.

Zhang ka pranuar para policisë dhe gruaja dhe djali tij po ktheheshin në shtëpi, pasi kishin shkuar për darkë tek të afërmit. Ndërsa ai i kishte shtypur për vdekje derisa po kthehej nga puna.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme