Shtyu drejt grabitjes së Postës 20-vjeçarin/ Kush është Elis Suçi, ‘problematiku’ i Kamzës, që qëlloi me armë ndaj policëve (FOTO)

Policia e Shtetit njoftoi sot se ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i identifikuar si Algert Kurti, i cili së bashku me një person tjetër, janë autorët e grabitjes me armë të një pike të Postës Shqiptare në Kamëz. Bashkëpunëtori i 20-vjeçarit Kurti, sipas policisë, u identifikua si Elis Suçi, një emër ky tepër i njohur për Policinë e Shtetit, e cila nuk e ka përballjen e parë me të.


Në skedarët e bluve rezulton se Suçi, në kërkim gjithashtu për grabitje të tjera në Tiranë, qëlloi me armë ndaj efektivëve të Policisë gjatë një aksioni për arrestimin e tij. Ngjarja u shënua në mars të po këtij viti në rrugën “Nënë Tereza” në Kamëz. Në momentin që e ka kuptuar që po e ndiqte policia, Suci ka qëlluar me pistoletë dhe është larguar. Nga të shtënat fatmirësisht nuk pati të lënduar.

“Kamëz, në rrugën “Nënë Tereza”, pranë një hoteli, shërbimet e policisë kanë ndjekur një person të shpallur në kërkim për vjedhje kryer në bashkëpunim, me masë sigurie “Arrest në burg”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Përsëritësit”, kryer nga Komisariati i Policisë Kamëz. Shtetasi Elis Suçi, në momentin që e ka kuptuar që po e ndiqte policia, ka qëlluar me pistoletë dhe është larguar. Shërbimet e Policisë Kamëz, grupe të forcës së posaçme Shqiponjat dhe të Operacionales të DVP Tiranë po krehin zonën me qëllim kapjen e tij”, thuhej në njoftimin e atëhershëm të Policisë së Shtetit.

Emri i Suçit në grabitjen e filialit të postës në Kamëz, doli nga shoku i tij pas arrestimit. Sipas dëshmisë së Algert Kurtit, i vënë tashmë në pranga, Suci ka vëzhguar zonën dhe kur në filial nuk ka patur njerëz ka njoftuar shokun e tij të afrohej me armë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme