Shuhen tre anëtarë të familjes Sope nga Zhuri, veç këtë vit 11 të vdekur në komunikacion

Tre anëtarë të familjes Sope nga fshati Zhur i Prizrenit kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi gjatë mesditës së djeshme në aksin rrugor Prizren- Zhur. Babai Ramiz Sope, 50 vjeç, bashkë me dy djemtë e tij, Behar Sope, 24 vjeç, dhe Lumbardh Sope, 22 vjeç, u aksidentuan për vdekje me një kamion për pastrimin e borës. Deri më tani, dyshimet e para të prokurorisë thonë se aksidenti është shkaktuar nga vetura e viktimave. Vetëm në shkurt të këtij viti, jetën në komunikacion e kanë humbur katër persona, ndërsa në janar shtatë persona. Për dy muaj, numri i të vdekurve në komunikacion ka shkuar në njëmbëdhjetë persona.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme