Shuhet ne moshen 82 vjecare bilbili i muzikes popullore Naile Hoxha.
Këngëtarja shkodrane ka ndërruar jetë në azilin e qytetit të Shkodrës, ku kaloi edhe vitet e fundit të jetës së saj. Naile Hoxha ka lënë pas një karrierë të pasur artistike. Disa nga këngët e saj të njohur janë: “Besën që m’ke dhan”, “Moj e mirë synën larushe”, “Nusja jonë si lule bore”, “Ç’na erdhi kjo pranverë”, “Xhamadani kuq si gjaku”.
Naile Hoxha, e cila ndërroi jetë në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër, ka qenë pjesë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve. Homazhet do te mbahen paraditen e se martes ne teatrin “Migjeni” ne Shkoder.