Shukova thotë se qytetarët po mbyten nga ajri i ndotur

Lidhja social demokrate akuzon pushtetin e drejtuar nga VMRO-DPMNE se nuk po ndërmerr asgjë për përmirësimin e cilësisë së ajrit në vend.

Ish ministrja e ambientit, Kaja Shukova thotë se qytetarët po mbyten nga ajri i ndotur, ndërsa pushteti i ka lënë që vet të ballafaqohen me këtë situatë.

Shukova thotë se jo vetëm që nuk janë marrë masa serioze në këtë drejtim, por edhe në mënyrë shtesë kanë ulur  mjetet për luftën kundër ndotjes për 50 përqind.

“Shkupi qyteti kryesor i shtetit tonë, përsëri është në listën e vendeve më të ndotura në botë. Sipas raportet e UNICEF-it, qytetarët e Shkupit, Tetovës, Kumanovës dhe Velesit, thithin ajr të ndotur për më shumë se 3 muaj. Banka Botërore alarmon se ndotja në vit vret 2800 bashkëqytetarë tanë. Këto të dhëna janë alarmante dhe kërkojnë veprim intitucional që ka munguar deri më tani. Qeveria duhet menjëherë të revidojë politikat dhe të ndërmerr hapa seriozë për luftën me ndotjen. Çdo ditë prolongim, nënkupton edhe më shumë jetë të rrezikuara të bashkëqytetarëve tanë”, tha Kaja Shukova, LSDM./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme