Shukri Buja blen traktor me kredi

Ish-deputeti i PDK në Kuvendin e Kosovës, Shukri Buja ka deklaruar se është pronar i dy bizneseve. Për mosdeklarim të pasurisë vite më parë, Buja ishte dënuar 4 muaj burg me kusht dhe 20 mijë euro gjobë.

 

Pasuria e përgjithshme e deklaruar e Shukri Bujës kalon 725 mijë euro. Fuqia pasurore e ish-deputetit të PDK-së sillet rreth 725 mijë e 403 euro.

Ish-deputeti Buja ka deklaruar se ka pasuri të paluajtshme në vlerë të përgjithshme prej 617 mijë e 500 eurove. Ai ka në pronësi tokë bujqësore, lokal afarist, depo për material ndërtimor, restorant e motel.

Pasuri të luajtshme, Buja e ka deklaruar një traktor në vlerë prej 10 mijë euro të blerë me kredi. Gjithashtu i ka deklaruar edhe dy vetura në vlerë prej 28 mijë eurove. Buja ka deklaruar para të gatshme në vlerë prej 3 mijë eurove.

Të hyrat vjetore të deklaruara nga ish-deputeti Shukri Buja dhe fëmijët e tij janë 66 mijë e 903 euro.

Buja në regjistrin e deklarimit të pasurisë ka deklaruar se ka aksione në kompaninë “Orbita” dhe “Bulevardi” me 80 dhe 100 për qind.

Në dhjetor të vitit 2015, gjykata kishte dënuar ish-deputetin Shukri Buja me 4 muaj burg me kusht dhe 2 mijë euro gjobë.

Dënimin e tij, Buja e kishte cilësuar si vendim politik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme