Shukri Buja i përgjigjet Lutfi Hazirit: LDK do të luftoj për vendin e dytë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Shukri Buja, i është kundërpërgjigjur deputetit Lutfi Haziri, në lidhje me zgjedhjet, përcjellë GazetaBlic.

Buja  në një prononcim për GazetaBlic ka thënë se deklarata e Hazirit për zgjedhje ku thoshte se LDK do t`i fitojë, ka qenë veç një shaka.

“Si duket ishte shaka e Lutes! Ose deshire e tij ne te kundërten ai e din se munde te luftojnë per vend te dyte” ka thënë Buja.

Në vazhdim Buja i ka uruar vendin e dytë, partisë me të cilën janë në koalicion,LDK-së.

“Edhe pse nuk e kane lehte ne i urojme sukses per vend te dyte!” ka përfunduar deklaratën e tij Buja.

E Haziri, ka thënë se sipas sondazheve të fundit, LDK do të dalë e para në zgjedhje, përcjellë GazetaBlic.

“LDK-ja është shumë afër numrave që të dalë e para në Kosovë, sipas sondazheve të fundit, që janë serioze dhe neutrale e që nuk janë porositura nga LDK. Kjo i bie se në zgjedhjet e ardhshme, LDK do të dalë e para në vend”, ka përfunduar Haziri ./GazetaBlic.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme