Shukri Buja, Ishte synimi im koalicioni PDK- AAK- Nisma

Ish-kryetari i Lipjanit nga radhët e PDK-së, Shukri Buja në një prononcim për GazetaBlic ka folur në lidhje me koalicionin e arritur mbrëmë të PDK-AAK-NISMA.

Ky koalicion për Bujën ka qenë një dëshirë e kahmotshme e tij, raporton GazetaBlic.

“Ishte synimi im dhe e kam deklaruar shume heret si deshire!”tha Buja.

Gjithashtu ai shtoi se “Nuk eshte e favorshme per PDK -ne po ne sakrifikuam per te miren e pergjithshme, per te miren e qytetareve te Kosoves”, përcjellë GazetaBlic.

Në anën tjetër ka qenë pikërisht dje dita kur është formuar koalicioni LDL-ALTERNATIVA-AKR si dhe në orët e mbrëmjes pak para se të dorëzoheshin koalicionet në KQZ është nënshkruar edhe koalicioni PDK-AAK- NISMA. Duke krijuar kështu dy blloqe të mëdha politike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme