Një shofer me veturën e tij Mercedes-Benz, ka thyer çdo rregull komunikacioni në Fushë Kosovë, derisa ka kaluar mbi trotuarin me baltë dy herë, transmeton Gazeta Metro.
Vetura e tipit Mercedes, ka shkurtuar kthimin nga drejtimi Prishtinë-Fushë Kosovë për në drejtimin Fushë Kosovë-Prishtinë.
Kolona e zakonshme në këtë rrugë duket se ka nervozuar shoferin.
Deri tek rrethi një vozitje në këtë kolonë merr rreth 20 minuta, por jo për shoferin e këtij Mercedesi.
Në grupin ‘Marakli t’kerreve’ është publikuar video që tregon se çfarë rrezikimi bën ky shofer.