Shumë fjalë e pak punë për autostradën nga Shkupi deri në Bllacë

Gazetar: Zekirija Haxhiu

Shumë fjalë e pak punë për autostradën nga Shkupi deri në Bllacë. Dy kilometrat e para përfunduan, por kanë ngelur si qyqja në rrem.

“Tani më disa muaj po paralajmërohet lëshimi në përdorim të autostradës Shkup – Bllacë, gjegjësisht dy kilometrave të para të cilat kanë përfunduar mirëpo të njëjtat përfundojnë në këtë greminë. Autostrada duhet të vazhdojë përmes kësaj kodrine prapa meje në të cilën duhet të ndërtohet tunel, ndërsa pas kësaj duhet të ndërtohen edhe pesë tunele të tjera”, raporton Zekirija Haxhiu – Gazetar.

“Besoj që po. Çdo autostradë e re sigurisht se e lehtëson edhe rrugën por kështu ka mbetur”, tha një qytetar.

“Do kisha thënë sa më shpejtë të përfundojë. T’u japin më tepër rëndësi rrugëve”, u shpreh një qytetar.

“Normal që autostrada e lehtëson por shumë ngadalë po shkon. Qe pesë vite që e kanë filluar, vetëm tre kilometra i kanë bërë”, deklaroi një qytetar.

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk tregon se kur do të bëhet projekti i ri për 10 kilometërshin e dytë pasi për të parin thanë se nuk ishte sipas standardeve evropiane.

“Ne përpiqemi të bëjmë zgjidhje teknike e cila përfundimisht qytetarëve do u mundësojë këtë sepse neve na konvenon si shtet sepse tre herë më shumë qytetarë nga Kosova hyjnë në Maqedoni se sa qytetarë nga Maqedonia që hyjnë në Kosovë, në interesin tonë është ta bëjmë këtë”, deklaroi Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Por pse vonon projekti i ri?

Nuk vonon projekti i ri. Nuk vonon. Është procedurë, dokumentacioni tenderues është në procedurë.
Projekti fillestar i 10 kilometërshit të dytë të kësaj autostrade, u hodh poshtë nga Qeveria e re pasi e njëjta, thanë se është në kundërshtim me standardet evropiane dhe është shumë e kushtueshme. Siç pati njoftuar ministri i transportit dhe lidhjes Aleksandar Nikolloski, i gjithë projekti është dashur të kushtojë 240 milion euro, e bashkë me anekse ka mundur të shkojë deri në 300 milion. Për këtë shkak, Nikolloski pati theksuar se më mirë është të shkohet me projekt të ri, gjegjësisht autostrada të ndërtohet përreth rrugës magjistrale ekzistuese. Nikollovski në intervistë për Alsat në nëntor të vitit të kaluar, tha se pritshmëritë janë që punimet të fillojnë verën e këtij viti, ndërsa të njëjtat të mos zgjasin më tepër se tre vjet. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme