“Shumë ka qenë si person arrogant” – Ja çfarë thonë qytetarët për Artan Grubin

Emri i Artan Grubit për shumicën e qytetarëve asocon në korrupcion, arrogancë dhe person që punon vetëm për interesat personale, shkruan Alsat.

Qytetarët e mirëpritën vendimin e Grubit që të tërhiqet nga jeta publike, ndërsa nuk mund të numërojnë ndonjë projekt që ai ka bërë gjatë kohës që ka qenë bartës i funksioneve publike, pasi sipas qytetarëve, u kuptua se Grubi ka punuar vetëm për interesat personale.

“Me të tregu të drejtën unë shumë me politikë nuk merrem, por Artanin po e tregojnë që është i korruptum, nuk ka punuar, ka punuar vetëm për interesat e veta, popullit nuk besoj se i ka ndihmu diçka me ndonjë projekt që e ka bërë që populli të jetëi kënaqur. Tash po shihet, pasi e ka humb pushtetin”, tha një qytetar.

“Artan Grubin për asgjë nuk e mbaj mend hiç”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Nuk e di çfarë të them, nuk e di çfarë me thënë..
-Nëse dikush ju pyet, çka ju kujton, çka ju kujtohet kur ua përmendin këtë emër?
Arroganca e tij, shumë ka qenë si person arrogant”, tha një tjetër qytetar.

“Artan Grubin e rikujtova si politikan nga nacionaliteti shqiptar, mendoj se ishte zëvendëskryeministër dhe sillej pa bërë ndarje etnike, do të thoja sjellje evropiane.…
-A ka ndonjë projekt sipas të cilit ju e mbani mend.
Nuk mund të them, sinqerisht nuk mund të them”, tha një qytetar.

“Për mua s’ka qenë asgjë Artan Grubi, për shqiptarët. Ai kish qenë vetëm për veten e tij”, tha një tjetër qytetar./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme