Analizë e Sakte.net
Nuk kalon ditë që mos të shfaqen teori të ndryshme lidhur me grusht shtetin në Turqi. Duke filluar nga nata kur disa grupe të ushtrisë turke tentuan grusht shtetin, shumë media në Kosovë dhe Shqipëri raportuan ngushtim për triumfin e puçistëve. Mirëpo, me kalimin e kohës, pas alarmit të ngritur në popullatë, disa prej tyre vazhduan me raportimet tendencioze se rezitenca vazhdon në kohët kur çdo kanal zyrtar raportonte për përfundimin e tentativës për grusht shtet. Tendenca e shumë medieve shqiptare vazhdoi edhe të nesërmen kur filluan teori për një organizim të mundshëm të tentativ të puçit nga vetë pushteti. Teori të tilla u fryn vazhdimisht nga qarqe të ndryshme derisa nuk u zbuluan dëshmi konkrete për plane mirë të organizuara të puçistëve për eliminimin e presidentit Erdogan. Pas pranimeve të para të fajësisë nga të dyshuarit, hipoteza e radhës e propaganduar nga po të njëjtat media është ajo se grusht shteti u parandalua falë shërbimeve sekrete ruse.
Portali Sakte.net ka ndjekur nga afër zhvillimet në Turqi dhe asnjë prej raportimeve të tilla nuk është i sakte dhe i mbështetur në argumente. Andaj, mbetet e habitshme tendenca e këtillë e disa medieve shqiptare për të sulmuar një president, e cila pos që është jo profesionale po ashtu edhe zbeh besueshmërinë edhe në raportimet e ardhshme për zhvillimet në Turqi ku jeton një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve të cilët ballafaqohen me probleme nga më të ndryshmet për të cilat të njëjtat media thuajse nuk raportuan fare./Sakte.net