Shumë pak njerëz mund ta kuptojnë se cila është fjala në këtë foto, në dhjetë sekonda – a jeni edhe ju njëri nga ta?

Iluzionet optike janë një ushtrim i vërtetë për sytë dhe trurin, një e tillë u shfaq në internet dhe vetëm njerëzit me sytë më të “qartë” mund të dallojnë se cila fjalë fshihet në foto, përcjell Telegrafi.

Ky iluzion optik u krijua nga faqja e internetit e lojërave online Jackpotjoy, platforma thotë se anketoi 100 njerëz për të zbuluar se sa e vështirë është kjo enigmë.

Fotoja fsheh një fjalë që nuk është e lehtë të dallosh, nëse mund ta kuptoni në 10 sekonda, ju jeni një për qind e atyre që mund ta bëjnë atë.

E fshehur mes vijave bardh e zi të mprehta është fjala “SEE”, që do të thotë “shih”.

Një sugjerim për të zgjidhur këtë iluzion të ndërlikuar është të zvogëloni foton, një fjalë e fshehur do të zbulohet papritmas. /Telegrafi/

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme