Shumë prej jush e keni, por a e dini se çfarë do të thotë emri “Samsung”

Samsung është kompania që krijon telefonat e mençur më të famshëm me platformë mobile Android në botë, dhe derisa ajo është, duke luftuar të mbajë përfitimet në nivelin më të lartë, e gjithë vëmendja e konsumatorëve të kompanisë është te “Galaxy S6” dhe “Galaxy S6 Edge”, telefona që mund të ndryshojnë drejtimin e kompanisë.

Por, a e dini se çfarë do të thotë në të vërtetë “Samsung”? Pasi nuk e dimë gjuhën koreane, sigurisht që edhe kuptimi i emrit të brendit “Samsung” është i paqartë.

Nëse e përkthejmë fjalën “Samsung” në gjuhën shqipe do të thotë “tre yje”, emër i vendosur nga themeluesi i kompanisë “Samsung”, Lee Byung, i cili qysh në fillim të hapjes së kompanisë ka pasur si qëllim që kompania një ditë të bëhet e fuqishme dhe e qëndrueshme sikur yjet në qiell.

Por, pse pikërisht tre yje, çfarë ka të bëjë numri “tre” me suksesin, pse jo dy apo katër? Arsyeja e kësaj duket të jetë e fshehur në gjuhën koreane ku numri “tre” është përdorur si simbol që përfaqëson diçka të madhe dhe të fuqishme.

Pra, dëshira për t`u bërë një kompani e madhe dhe e fuqishme është arritur nga “Samsung” brenda viteve të fundit. Megjithatë, për t`u bërë një “bishë” vërtet edhe më madhështore, duke arritur kulminacionin, telefonat e mençur “Galaxy S6” dhe “Galaxy S6 Edge” mund të jenë ata, që do të vendosin për fatin e kompanisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme