Shumica e re tenton të zgjedh kryetarin e ri të Kuvendit

Deputeti i BDI-së Xhevat Ademi, duke ju drejtuar Trajko Veljanovskit, i tha se është duke e shkelur Rregullore, pas refuzimit të propozimit të Oliver Spasovskit nga LSDM, me përkrahje të dhjetë deputetëve të votohet për kryetar të Kuvendit.

Ziadin Sela nga “Aleanca për shqiptarët” tha se “kryesuesi nuk ka të drejtë vendos për asgjë”, edhe pse siç tha “nëntë ditë jemi dëshmitarë të shkeljes së Rregullores”.

Ai ka potencuar se në Rregulloren askund nuk shkruan se kryesuesi ka të drejtë të vendos si do të vazhdoj me punë Kuvendi.

Ndaj kësaj ka reaguar Antonio Milloshoski i cili ka akuzuar deputetët Spasovski, Ademi dhe Sela, se po propozojnë “ të shkelim Rregulloren për të na heshtur”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme