Shumica parlamentare nuk frikësohet nga kërcënimet e Gruevskit dhe Ivanovit

Nikolla Gruevski dhe Gjorge Ivanov e betonuan krizën politike. Deklarata e presidentit të shtetit se nuk do ta japë mandatin edhe nëse zgjidhet kryeparlamentari si dhe thirrja e liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski që populli të përgatitet për rezistencë më afatgjate, janë paralajmërim se nuk do të ketë dalje të shpejtë dhe të thjeshtë nga rrejti politik në të cilin është ngatërruar shteti. Katër partitë tjera parlamentare e dënojnë këtë retorikë të Gruevskit dhe Ivanovit. Megjithatë nga LSDM-ja thonë se nuk duan që ta faktorizojnë Gruevskin dhe Ivanovin me komente shtesë mbi qëndrimet e tyre.

Nikolla Gruevskit i mungon arsyeja e shëndoshë. Ai nuk mund të pajtohet me atë se më shumë se një vit nuk është kryeministër dhe çfarëdo që të bëjë nuk mund të imponohet si faktor, sepse koha e tij në politikë përfundoi. Gjorge Ivanov është i obliguar të mundësojë transferim të qetë të pushtetit dhe jo të mbrojë platforma kriminale për qëllime personale dhe partiake – thanë nga LSDM-ja.

Nga BDI theksojnë se retorika e Ivanovit dhe Gruevskit shkakton vetëm dëm për qytetarët e Maqedonisë.

Partitë dhe liderët politik të vetëdijesohen se me veprimet e tyre po i bëjnë dëme të pariparueshme vendit dhe qytetareve. Në parlament është krijuar shumicë e re parlamentare e cila ka mandat të plotë të marrë përgjegjësi. Pengimi i transferimit të qetë të pushtetit është dëmi me i madh që mundet një politikan apo parti t’ia bëjë vendit të tij – deklaruan nga BDI.

Nga Besa deklarojnë se shteti duhet të udhëhiqet në pajtim me Kushtetutën dhe Ligjet dhe jo sipas dëshirave të presidentit Ivanov. Nga BESA thonë se ai duhet ta japë mandatin sa më shpejtë, ashtu siç e obligon Kushtetuta.

Për Aleancën për Shqiptarët, deklaratat e Ivanovit dhe Gruevskit janë tentim që të shpëtojnë personat në pushtet, të dyshuar për krim të organizuar dhe korrupsion.

Në Kuvend për 9 ditë ka vazhduar mbledhja për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për emërime dhe zgjedhje. Procesi thuajse është tërësisht i bllokuar nga diskutimet mes vete të deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme