‘Shuplaka’ e gazetës austriake: Rama si Vuçiç, shembi Teatrin me stil hitlerian

Mediat e huaja kanë shigjetuar Edi Ramën pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Gazeta e rëndësishme austriake, Der Standard, ka publikuar një shkrim nga gazetarja e njohur, Adelheid Woelfl. “Teatri Kombëtar në Tiranë u shemb nga një aksion ‘natën me mjegull’”, është titulli i shkrimit. ‘Natën me mjegull’ ose ‘Nacht und Nebel’ është një direktivë e Adolf Hitlerit për të burgosur dhe vrarë kundërshtarët politikë. “Qeveria socialiste nën Edi Ramën po tregon gjithmonë e më shumë tendenca autokratike,” thekson gazetarja. Lexoni më poshtë shkrimin:

Nga Adelheid Woelfl, Der Standard

Makineritë e rënda, që rrëzuan muret, erdhën natën e së shtunës. Pas dy vitesh konflikt, Teatri Kombëtar Shqiptar në Tiranë u shemb brenda natës. Kryeministri socialist, Edi Rama triumfoi. Burri, që pëlqen të mburret në qarqet artistike, ka bërë fushatë për shumë vite për shkatërrimin dhe ndërtimin e një teatri të ri.

Partia Demokratike konservatore e opozitës e instrumentalizoi protestën kundër prishjes në muajt e fundit, gjë që sigurisht e ka bindur Ramën edhe më shumë për të shkatërruar teatrin. Policia u përlesh me qindra protestues të dielën, të cilët kanë dalë rregullisht në rrugë që nga viti 2018 për të ruajtur trashëgiminë kulturore. Zyrtarët morën disa prej njerëzve që protestuan. Ata e përshkruajnë qeverinë e Ramës si një ‘diktaturë’, të tjerë flasin për një ‘bandë mafioze’. 15 organizata nënshkruan një deklaratë ku kritikuan dhunën dhe shtypjen policore në rritje, veçanërisht kur mungon një opozitë dhe sistem gjyqësor funksional.

Grusht shteti natën në kohërat e koronavirusit

Në fakt, rasti i aksionit te Teatri Kombëtar ngjason fuqishëm me veprimet e ndërmarra nga autoritetet serbe, të cilat në prill të vitit 2016, gjithashtu gjatë natës, shkatërruan disa ndërtesa në lagjen historike Savamala në Beograd. ‘Njeriu i fortë’ i Serbisë, presidenti Aleksandër Vuçiç dhe ‘njeriu i fortë’ i Shqipërisë, kryeministri Edi Rama, janë gjithashtu famëkëqinj  në rajon për sjelljen e tyre autokratike edhe në fusha të tjera. Dhe sigurisht që Rama e dinte se gjatë pandemisë, kur zbatohen kufizime të rrepta të daljes, nuk ka ndonjë rezistencë nga popullata dhe për këtë arsye është më e lehtë të zbatonte vullnetin e tij.

Ndërtesa e teatrit u krijua nga arkitekti italian, Giuglio Berte në vitin 1939 dhe ishte fillimisht një si kazino oficerësh për ushtrinë italiane. Nga viti 1947 shërbeu si Teatër Kombëtar. Ajo i përket një asambli arkitekturor italian në qendër të Tiranës. Artistë të njohur, shoqata arkitektësh dhe disa regjisorë kritikuan shembjen, jo vetëm për shkak se duhet mbrojtur si monument, por edhe prej një ligji të çuditshëm, shmangies së garës dhe mungesës së një plani për teatrin e ri. Sipas planeve, ndërtesa e re duet të shërbejë kryesisht si hapësirë tregtare ose si hapësirë zyrash- në çdo rast, qytetarët do e humbasin hapësirën publike.

Masa shtypëse

Presidenti Ilir Meta, një kundërshtar politik i Ramës, e quajti prishjen një krim moral. Delegacioni i BE tha- si zakonisht me dyllë të butë- se duhej të fillonte një dialog përpara se të krijohej një situatë e pakthyeshme. Sidoqoftë, nuk ka asnjë shenjë dialogu- përkundrazi, veprimet e qeverisë javët e fundit po kujtojnë kohërat represive. Kështu u nxorën rregulla për të ndëshkuar njerëzit që nuk respektojnë masat parandaluese kundër Covid-19. Mund të shkoni në burg nga 2 deri në 10 vite. Dikush që infekton një tjetër që vdes, mund të shkojë në burg deri në 15 vite.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme