Shyqri Nimani: 16 orë rresht punova në Deklaratën e Pavarësisë

Nga mbrëmja e 16 shkurtit 2008, Shyqri Nimani, profesor i Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës, kaligrafisti i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, ka treguar shumë gjëra interesante.

Ai për 16 orë rresht kishte punuar në Deklaratën e Pavarësisë, por që nga ajo kohë, tashmë kur po bëhen 12 vjet, askush nga qeveria nuk e ka ftuar për nënshkrimin e kontratës për punën që ka bërë.

“Sidoqoftë, tani e përgjithmonë, deri në pagesën e honorarit, Deklarata mbetet pronë e imja artistike dhe historike”, ka thënë Nimani për gazetën “Epoka e re”.

Në këtë intervistë, ai ka folur edhe për emocionet gjatë shkrimit të tekstit të Deklaratës së Pavarësisë në formatin A/4.

“Ç’është e vërteta, në ato çaste unë kam pasur dy lloj ndjenjash të gërshetuara njëra me tjetrën,emocione dhe ankthe. Natyrisht se emocionet kishin të bënin me të qenit i vetëdijshëm se po ndodhte, më në fund, ajo ngjarje historike e shumëpritur e shqiptarëve dhe se fati kishte vendosur që unë ta kaligrafoja (bukurshkruaja) artistikisht me dorën time këtë akt të rëndësisë së parë. Nga ana tjetër, ishte ankthi i madh që më kaploi kur kuptova atë mbrëmje se ishin tri faqe të plota të tekstit të Deklaratës në formatin A/4, të cilat unë do të duhej t’i kaligrafoja në pergamenë (lëkurë viçi). Paraprakisht unë u kisha thënë se do të më duheshin së paku shtatë ditë për këtë ndërmarrje të ndërlikuar, gjithë një duke menduar se teksti do të përmbante vetëm një faqe kompjuterike, A/4. I gjendur në këto rrethana të pavolitshme, unë nuk kisha zgjidhje tjetër pos t’i përvishesha punës me të gjitha fuqitë e mia të mundshme”, ka thënë ai.

“Unë kisha marrë me vete të gjitha veglat dhe materialet e domosdoshme në zyrat e Qeverisë (meqë kështu më kishin kërkuar). Për çdo rast, kisha marrë me vete dy fletë të mëdha pergamenetë formatit A/2 (420 x 594 mm). Kjo u tregua e arsyeshme sepse, pos tekstit shumë të gjatë të Deklaratës, duhej të llogaritej hapësira edhe për 120 nënshkrimet e kuvendarëve të Kuvendit (morën pjesë 109 gjithsej) si dhe për nënshkrimet e kryeministrit, presidentit dhe të kryetarit të Kuvendit”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme