SHYQYRI HAXHA: ISHA I OBLIGUAR TA NËNSHKRUAJA KONTRATËN ME Z-MOBILE

Nënshkruesi i kontratës mes PTK-së dhe Z-Mobile që tash po i kushton buxhetit me 30 milionë euro pas vendimit të arbitrazhit, Shyqyri Haxha, është lajmëruar duke thënë se këtë kontratë e ka gjetur gati kur ka marrë detyrën si drejtor i PTK-së.

Ai ka përmendur Etrur Rrustemajn si drejtor i Bordit të PTK-së atëkohë që bashkë me anëtarët e tjerë të Bordit e kanë sjellë në zyrën e tij si drejtor i PTK-së për ta nënshkruar.

“Kontrata që më është sjellë mua ishte e detyruar të nënshkruhej. Isha i obliguar ta nënshkruar”, ka thënë Haxha në Interaktiv të KTV-së.

Ai madje ka treguar edhe një detaj tjetër.

“Kam nënshkruar 50 kontrata, duke përfshirë edhe këtë me Z-Mobile. E kam nënshkruar në prezencë të Bordit dhe legalistëve. Pra kam ardhur në  PTK në një moment kur çdo gjë ishte kryer”, ka thënë Haxha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme