Organizatat kriminale shqiptare kanë shqetësuar autoritetet e huaja. Herë pas here përballemi me artikuj që zbulojnë shqiptarë të kapur, pasi janë përfshirë në trafikun e drogës dhe jo vetëm. Së fundmi mediat spanjolle pasqyrojnë rrugëtimin e mafies shqiptare në Ekuador, ndërsa shtrojnë pyetjen; Si arriti mafia shqiptare deri aty?
Më tej artikulli vijon: Pesë faktorë shpjegojnë arsyet se përse vendi në 10 vitet e fundit është kthyer në një parajsë për mafiozët: shqiptarë, italianë, rusë, kinezë… Këto grupe të krimit të organizuar, jo vetëm që veprojnë për trafik droge, por kanë ndërmarrë edhe aktivitete të tjera të paligjshme. Ata janë ndër aktorët që gjenerojnë përhapjen e pazakontë të dhunës që trondit Guayaquil.
Njëzet persona u arrestuan në Itali, Holandë, Gjermani, Greqi, Rumani, Hungari, Spanjë, Shqipëri dhe Dubai.
Për policinë italiane, e cila kreu hetimin me Prokurorinë e Firences (Procura della Repubblica di Firenze), ishte një operacion i paprecedentë, sipas agjencisë policore të Bashkimit Evropian, Europol .
Kjo do të raportohej si goditja më e madhe ndaj një strukture të drejtuar nga një organizatë kriminale me origjinë shqiptare .
Fronti i organizatës ishte “Kompania Bello”. Ishte hera e parë që u konstatua se i gjithë zinxhiri i operacioneve të lidhura me transportin e drogës ishte në duart e së njëjtës strukturë.
Janë sekuestruar katër ton kokainë dhe 5.5 milionë paund para.
Mekanizmi për pastrimin e aseteve ishte kompleks. Ai konsistonte në përdorimin e një sistemi me origjinë kineze, i njohur si (fei ch’ien), i cili nuk lë asnjë të dhënë, njoftoi Europol.
Por surpriza ishte akoma më e madhe.
Organizatori i trafikut të kokainës dhe pastrimit të parave në këtë grup ishte një shqiptar 40-vjeçar i arrestuar në Ekuador.
Është bërë e ditur nga shtypi italian dhe shqiptar, me shumë detaje. “ Kapoja e padiskutueshme; Shqiptari fshihet pas tubacionit të kokainës në Evropë”, titullohej artikulli i media Balkan Insight.
Ajo citon burime zyrtare italiane, sipas të cilave shqiptari Dritan Rexhepi ka drejtuar gjithçka.
I arrestuar në Quito në qershor të vitit 2014, pas një operacioni ku u sekuestruan 278 kilogramë kokainë, Rexhepi po vuan dënimin me 13 vjet burg në qendrën e paraburgimit në Cotopaxi.
Drejtësia e Shqipërisë dhe Italisë kërkuan ekstradim. Shqipëria e akuzon atë se ka urdhëruar rrëmbimin e një 49-vjeçari në pjesën qendrore të atij vendi; Supozohet se ishte një llogari për humbjen e një ngarkese droge. Ai do të kishte organizuar gjithçka nga celulari i tij.
FASADA E BIZNESEVE:
Praktika më e zakonshme e drejtuesve të organizatave kriminale është të veprojnë nën maskën e sipërmarrësve.
“Disa emisarë në vende si Ekuador nuk kursehen në shfaqjen e stileve të jetesës luksoze. Shfaqen si biznesmenë të suksesshëm, që mbërrijnë në hotele të shtrenjta, shkojnë në qendra ekskluzive dhe palestra që presin njerëz të pasur ”, tregon një gazetar shqiptar që heton veprimet e mafies dhe depërtimin e tyre në Amerikën Latine, shkruan media spanjolle.
Organizatat ballkanike shpesh dërgojnë kokainën në ngarkesa me fruta, veçanërisht banane.
Në mes të shkurtit u gjetën shtatë ton drogë, të cilat në një kontejner ishin nisur drejt Belgjikës, sipas Drejtorisë Kundër Narkotikëve të Policisë.
Burime antinarkotike nuk përjashtojnë zbulimin makabër të dy trupave të varure një ure në Durán mund të lidhet me atë ose konfiskime të tjera.
Në ato ditë u gjet një kokë në Machala dhe një hipotezë është se ky ekzekutim lidhej me një sekuestrim në atë port.
Drejtoria e Policisë Kundër Narkotikëve, e cila ishte në krye të gjeneralit Giovanni Ponce, ka arritur një rekord në sekuestrimin e drogës që nga viti 2021; strukturat fillojnë të pësojnë goditje, pasi dërgesat e tyre të drogës janë të frustruar.
Mafia italiane (Ndrangheta e frikshme e Kalabrisë) shpesh kamuflon dërgesat e tyre të drogës në ushqime deti.
Këto organizata me origjinë italiane kishin lidhje me Forcat e Bashkuara vetëmbrojtëse të Kolumbisë (AUC), të cilat që nga viti 2006 u atomizuan në fraksione të ndryshme, si Los Urabeños, i cili më vonë u bë i njohur si Clan del Golfo; dhe, Los Rastrojos, i referohet studimit “Visionet e kokainës, tregtia e paligjshme nga Amerika Latine në Evropë”, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Krimin dhe Europol, botuar në vitin 2021.
“Po përjetojmë ‘ efektin e kacabusë ’, pra atomizimin e grupeve të krimit të organizuar”, tregon një agjent antinarkotik.
Kushtet specifike që përjetoi Ekuadori që nga viti 2012 favorizuan ardhjen e organizatave kriminale, të cilat kur përshkallëzohen në rrezik, duke u futur në krime të tjera dhe duke u kthyer në organizata mafioze.
Më herët media prestigjoze amerikane The Wall Street Journal i ka kushtuar një artikull të zgjerduar narko-trafikantit shqiptar, Drtian Rexhepit.
Në artikull thuhej se Dritan Rexhepi ndodhej i strehuar në një burg në Ekuador, ku kishte dyshime të forta se ai një pjesë të mirë të porosive i ka kryer nga brenda mureve të burgut dhe këtë e bënte me anë të një telefoni celular.
© SYRI.net