Publikohen për herë të parë pamjet nga brenda Postës Shqiptare në Durrës, ku abuzimi me fondet çoi në arrestimin e ish-drejtoreshës së filialit Elisabeta Matajt, dhe la në arrest shtëpie ish-shefen e financave Valbona Dunin dhe ish-arkëtaren Paola Dana.
Nga pamjet, duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në arkën e filialit, ka marrë një shumë parash duke i futur në një thes dhe është larguar.
Ndërkohë nga pamjet e siguruara duken edhe momente të tjera brenda në zyrë, ku Duni shfaqet me letra në duar, duke biseduar me ish-arkëtaren, Paola Dana.
The post Si dilnin paratë me thasë nga Posta Shqiptare në Durrës, del VIDEO nga momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



