Shqipëri: Si do të jetë moti natën e ndërrimit të viteve dhe ditët e para të janarit

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti në fundin e këtij viti dhe në ditët e para të janarit do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme të cilat sjellin mot me diell dhe vranësira kalimtare.

Postimi i plotë:

Moti në fundin e këtij viti si dhe në ditët e para të janarit do të ndikohet nga masa ajrore të qendrueshme. Këto masa do të sjellin mot me diell e vranësira kalimtare të përqendruara në lindje. Paqendrueshmëria e motit do të rikthehet ditën e martë kur parashikohet dendësim i vranësirave si dhe reshje të dobta në veri e qendër të vendit.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut dhe prej të hënës do të kthejë nga kuadrati i jugut mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme