Hezitimi i qytetarëve për të marrë vaksinën anti-COVID ka qenë një nga temat që është diskutuar në Komisionin për Shëndetësi.
Anëtari i Komisionit, Shemsedin Dreshaj e ka ngritur këtë shqetësim.
“Vendet e rajonit po organizojnë vikend vaksinim, disa të tjera po i stimulojnë materialisht, ndërsa Franca penalizon ata që refuzojnë vaksinën, i ndëshkon, cila është strategjia juaj për ata që nuk duan ta marrin vaksinën”, pyeti Dreshaj, ministrin Vitia.