Si e konsiderojnë burrat marrjen e pushimit prindëror në Kosovë

Marrja e pushimit prindëror në vitet e para të lindjes së fëmiut nga baballarët konsiderohet si çështje problematike, jo vetëm për punëdhënësit dhe ligjvënësit, por edhe për vetë prindërit.


Në Kosovë, është rritur numri i burrave që marrin pushim prindëror pasi të jenë bërë me fëmijë. Megjithëse kjo rritje konsiderohet që ka ndikim pozitiv në arritjen e barazisë gjinore, Ajetë Kërqeli nga Instituti ‘Demokracia për Zhvillim’ thotë se burrave, me Ligjin aktual të Punës, nuk u njihet pushimi prindëror, pasi u lejohet të marrin pushim vetëm dy ditë me pagesë dhe vetëm dy javë pa pagesë, të cilin mund ta marrin kurdo para se fëmija të arrijë moshën tre vjeçare.

“Duke mos iu njohur e drejta për pushim të përbashkët prindëror, të vetmen mundësi që ata të marrin pushim prindëror është në marrëveshje me gratë”, thotë Kërqeli për gazetametro.net

Më tutje, Kërqeli, nga D4D tregoi për Gazetën Metro se ky Institut ka bërë një hulumtim gjatë muajit dhjetor të vitit 2016, për të nxjerr pikëpamjet e publikut lidhur me këtë çështje.  Veçanërisht, hulumtimi ka matur gatishmërinë e baballarëve për të marrë pushim prindëror.

Të gjeturat e para nga ky hulumtim tregojnë që në Kosovë, 45.2 % e burrave e konsiderojnë se ndarja e pushimit të përbashkët prindëror me partneret e tyre do të nënkuptone përfshirje me të madhe në jetën e fëmijës. 62.5% të punësuarve në sektorin privat mendojnë se ndarja e pushimit prindëror do të ishtë gjë e mirë për të gjithë familjen.

Ndërsa, 18.9% e burrave mendojnë që kjo do të dëmtonte financat e familjes, 15.1% mendojnë se ndarja e pushimit prindëror nuk do të pritej mirë nga shoqëria dhe familja. 11.3% e të intervistuarve mendojnë se pushimi i tillë do ta dëmtonte karrierën e tyre, kurse 9.5% mendojnë se do të përmirësonte të ardhurat e familjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme